Transmetuar më 27-04-2024, 19:04

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë të shkurtër për gazetarët tha se pas përfundimit të punimeve të Konventës, do t’i drejtohet banesës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës. Meta tha se në mbrëmje do të shkojë te “Rruga e Shpresës”, aty ku ndodhet edhe apartamenti i Berishës dhe ku prej disa muajsh mblidhen çdo natë, mbështetësit e liderit të opozitës.

Kreu u PL-së u pyet edhe për transparencën e votës së Monika Kryemadhit, deputetes së PL dhe njëherazi bashkëshortes së tij, ku tha se ajo ka gabuar rëndë duke bërë publike votën e saj.

“Tek Bulevardi i shpresës në mbrëmje. Ka rregulla në shtëpinë e tjetrit, do respektohen rregullat e tyre. Gabim i rëndë që Kryemadhi deklaroi votën për mua hapur, vota është e fshehtë”, tha Meta.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd