Transmetuar më 26-04-2024, 11:34

Prokuroria Elbasan ka konfirmuar se personi i vrarë në burgun Peqin është Arben Lleshi.

Familja pretendonte se nuk ishte trupi i tij, Prokuroria Elbasan ka konfirmuar se personi i vrarë në burgun Peqin është Arben Lleshi.

Konfirmimi është bërë përmes gjurmëve të gishtërinjve. Pasi refuzuan ta varrosnin, trupi i pajetë i Arben Lleshit ka ngelur në morgun e spitalit të Elbasanit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd