Transmetuar më 26-04-2024, 11:22

"Mënyra se si i analizonte taktikisht kundërshtarët ishte në një nivel që unë ende nuk e shoh sot. José Mourinho, një gjeni absolut. Ai dinte emrat e të gjithë gjyqtarëve, udhëzimet që kundërshtari jepte për ekipin tonë".

Këto janë mendimet dhe fjalët e John Terry, legjendës së Chelsea dhe Premier League (ai sapo ka hyrë në "Hall of Fame" të kampionatit anglez), i cili u fokusua gjerësisht te "Special One" në podcastin "Up Front With Simon Jordan":

"Në para-sezonin e parë me Mourinhon qëndruam në Angli për disa ditë, para se të shkonim në Los Angeles. Seancat e para stërvitore ishin një mundësi e mirë për t’i bërë përshtypje atij, sepse të gjithë ishim të tmerruar nga konferenca e tij e parë për shtyp. Të gjithë ishim të shqetësuar, pyesnim njëri-tjetrin, nuk e dinim se çfarë na priste. Ishte pak frikësuese të shihje se sa i sigurt shfaqej në ato që thoshte dhe bënte".

Më tej shtoi lëvdata të tjera për trajnerin portugez: "Më pëlqen mënyra se si krijoi mentalitetin e botës kundër Chelsea. Më kujtohet dita e parë në punë, mendoja se isha gjithmonë herët. Isha në mensë dhe ai tashmë ishte jashtë në lëndinë, duke rregulluar konet për stërvitje. Ai na tha: Do ta fitojmë kampionatin këtë vit, ju jeni lojtarët më të mirët në botë. Nuk na ishin thënë kurrë këto gjëra, por me të vërtetë na bëri të ndjehemi të veçantë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd