Transmetuar më 26-04-2024, 10:28

Jude Bellingham ka nisur një “flirt” të ri pas ndarjes nga Asantewa Chitty. Futbollisti anglez thuhet se është në lidhje me një modele të re 25-vjeçare, Laura Celia Valk. Lajmi u lansua nga “The Sun”, më pas u përsërit nga “Daily Mail”, ku lexojmë se lojtari i Real Madridit është përpjekur ta mbajë të fshehur historinë e tyre të dashurisë.

Sidoqoftë, influencuesja me origjinë holandeze, e cila duket plotësisht e dashuruar, e ka zbuluar gjithçka për grimerët e saj. Modelja gjithashtu thuhet se ka qëndruar në shtëpinë e futbollistit anglez në Madrid gjatë fundjavave të fundit.

Të dy e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, ndaj nuk kuptohet pse po e mbajnë të fshehtë romancën e tyre. Laura është shumë e njohur në rrjetet sociale, ku ndan foto seksi që janë vlerësuar shumë nga më shumë se 370 mijë ndjekësit e saj.

Sipas asaj që lexojmë në tabloidin anglez, Jude ishte në lidhje më parë me modelen ganeze Asantewa, por e mbajti lidhjen private. Megjithatë, mesfushori anglez thuhet se u pa në një seri imazhesh në aplikacionin e takimeve “Raya” në qershor 2023, menjëherë pasi njoftoi lëvizjen e tij drejt Real Madridit. Në të kaluarën, emri i futbollistit shoqërohej edhe me atë të amerikanes Azra Mian.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd