Transmetuar më 26-04-2024, 10:05

Ne e dimë se Jorge Mendes është një nga agjentët e futbollit më të fuqishëm në botë, ka lojtarë të vetët në klube të ndryshme, shumë prej të cilëve mjaft të rëndësishëm. Një klub e ndikon mbi të gjitha, Barcelonën.

Verën e kaluar, agjenti portugez solli Joao Cancelo dhe Joao Felix nën drejtimin e Xavi Hernandez, me formula mjaft të favorshme për klubin Blaugrana. Megjithatë, as njëri dhe as tjetri, deri më tani nuk e kanë bindur plotësisht lidershipin katalanas.

Prej muajsh, Barça po studion formulën për të mundësuar nënshkrimin e përhershëm të mbrojtësit portugez dhe sulmuesit anësor, edhe pse performanca e të dyve ngre shumë dyshime. Në rastin e të parit, mbrojtësi i krahut portugez, me aftësitë sulmuese të një anësori dhe të njëjtën aftësi mbrojtëse, ishte "autostrada" që kaloi Lucas Vázquez për ta çuar Real Madridin drejt fitores në "El Clasico" e fundit.

Joao Félix nuk ishte në gjendje të fitonte një vend titullari te Barcelona. Edhe pse Deco, drejtori sportiv i Barçës, deklaroi në RAC 1 se Jorge Mendes "nuk ka fuqi te Barça", realiteti është shumë më i ndërlikuar. Tentakulat e agjentit portugez janë përhapur në të gjithë klubin katalanas. Jorge Mendes u përpoq të sillte Rubén Neves, tani në Arabinë Saudite, si zëvendësues të mesfushorit Sergio Busquets.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd