Transmetuar më 26-04-2024, 09:48

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të zhdukjes së një gruaje në Vushtrri.

Në njoftimin për media thuhet se nuk ka informacione për vendndodhjen e saj.

“Vushtrri 25.04.2024 – 18:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më 23.04.2024 rreth orës 18:15 nga shtëpia është larguar viktima femër kosovare dhe deri më tani nuk ka asnjë informatë për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftim, raportojnë mediat e Kosovës.

Rasti është në procedurë hetimore.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd