Transmetuar më 26-04-2024, 08:37

Liverpool-i, pas disfatës së fundit ndaj Evertonit, i pa shanset për ta fituar titullin e Premier League në rënie drastike. Duke folur për “Sky Sport”, ish-sulmuesi i shquar anglez, Wayne Rooney tha fjalën e tij mbi zgjedhjen e Jurgen Klopp për t’u larguar nga “Reds”.

Mbi të gjitha kritikoi kohën e njoftimit të këtij lajmi: "Lojtarët morën shenjën dhe e panë këtë si një mënyrë për t’u larguar. Ndoshta ata tashmë po flasin me klube të tjera, ne e dimë se këto gjëra ndodhin".

Pastaj, mbi kohën e njoftimit të vendimit të Klopp: "Ndoshta u nxitua. Për mendimin tim duhet të kishte folur për këtë vetëm me klubin. Nëse dikush do ta kishte zbuluar, do të kishte dalë si lajm dhe për këtë arsye ndoshta vendosi ta njoftonte.

Nuk po them se fajin e ka Klopp, po mendoj vetëm për kohën e njoftimit të vendimit. Kjo ka pasur një ndikim të fortë te disa lojtarë në skuadër”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd