Transmetuar më 17-05-2024, 15:27

Aleks Marku, babai që mbajti ‘peng’ fëmijët për disa orë dhe qëlloi me kallashnikov, duke terrorizuar banorët në Durrës dy ditë më parë, pranë Shkëmbit të Kavajës, doli sot në seancë gjyqësore për masën e sigurisë.

Gjyqtari Shkëlzen Liçaj, vendosi masën arrest me burg ndaj tij.

Ndaj 40-vjeçarit rëndojnë 3 akuza, armëmbajtje pa leje, shkatërrim i pronës dhe kundërshtim i forcave të policisë.

Dyshohet se 40-vjeçari, ka qenë nën efektin e narkotikëve dhe është trembur nga imazhi i vet në pasqyrë.

Në momentin e ngjarjes gruaja e tij Bardha Marku ka qenë në Itali. Mësohet se ai ka deklaruar se u detyrua të qëlloi pasi “U ndjeva i kërcënuar nga persona që nuk i shihja por më tha djali.”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd