Transmetuar më 13-05-2024, 13:50

Një konflikt ka ndodhur mes disa nxënësish në një shkollë 9-vjeçare në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka deklaruar se të përfshirë në konflikt kanë qenë tre persona të moshës 13-vjeçare.

“Dyshohet se janë lënduar me mjete të forta”, tha ai, duke treguar se pas marrjes së ndihmës shëndetësore ata kanë dalë nga spitali. “Rasti është duke u hetuar”, përfundoi ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd