Transmetuar më 04-05-2024, 11:23

ELBASAN-Një 32-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi 32-vjeçari me inicialet K. P. pasi ai ka mashtruar administratorin e një biznesi ku dhe i ka marrë disa para.

Gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë), të cilat do të dërgohen për ekzaminime.

Njoftimi i plotë:

I mori një shumë parash, me anë të mashtrimit, administratorit të një biznesi, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale që u kryen menjëherë pas kallëzimit të administratorit të një biznesi në fshatin Qukës, Librazhd, se ishte mashtruar nga një shtetas, për dhënien e një shume parash, kanë organizuar punën, dhe si rezultat kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të rastit, shtetasin K. P., 32 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas, dyshohet se më datë 02.05.2024, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash, shtetasit F. Rr., 56 vjeç. Gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, të kryer në bashkëpunim me stukturat e Policisë Lezhë, janë gjetur dhe sekuestruar municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë), të cilat do të dërgohen për ekzaminime.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikim e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd