Transmetuar më 04-05-2024, 10:52

José Mourinho është gjithmonë një hap përpara dhe e ka dëshmuar sërish. Këtë herë, protagonist i “profecisë” së tij ishte Xabi Alonso. Trajneri spanjoll po afirmohet në Evropë me Bayer Leverkusen: fillimisht fitimi i titullit të Bundesliga, më pas ecuria e shkëlqyer në "Europa League" me synimin për në finale.

Një rrugë që portugezi e kishte parashikuar tashmë katër vite më parë. Këto ishin fjalët e tij për "Top Eleven" në vitin 2019: "Xabi Alonso mund të bëhet një trajner i shkëlqyer. Ai kishte një rritje të ngjashme me mua.

Babai i tij ishte lojtar dhe më pas trajner. Më pas u bë lojtar, shumë më i fortë se unë. Pozicioni i tij në fushë dhe njohuritë për lojën kanë qenë gjithmonë të një standardi të lartë, prandaj do të bëhet trajner i mirë.

Ai luajti në Spanjë, Angli dhe Gjermani. Ai u drejtua nga Guardiola te Bayerni, nga unë dhe Ancelotti te Real Madridi dhe nga Benitez te Liverpool. Nëse i bashkojmë të gjitha këto gjëra, mendoj se ka potencialin të bëhet një trajner shumë i mirë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd