Transmetuar më 04-05-2024, 10:12

Interi grumbullon trofe prej 4 vitesh. Ekipi zikaltër ka fituar dy tituj të Serie A me dy trajnerë të ndryshëm. Në fakt, ciklet e mëdha në historinë zikaltër, por edhe të Juventusit e Milanit kanë qenë pothuajse gjithmonë ato të krijuara nga i njëjti trajner.

Salloni i këtyre legjendave është i vogël dhe super-ekskluziv, përfshin njerëz të kalibrit të Trapattoni, Capello, Lippi dhe tani në dyert e tij po troket Simone Inzaghi.

Siç nënvizon “Corriere della Sera”, trajneri i Interit fitoi titullin e tij të parë në Serie A, pas Superkupave dhe Kupave të Italisë (gjithsej 8 trofe). Ai synon më tepër se kaq me Interin, për t’u përfshirë në këtë sallon me prani të kufizuar.

Nëse Napoli nuk arriti ta përsëriste veten si kampion i Italisë, skuadra e Inzaghit, por edhe e Marotta-s e Ausilio-s, duket se i ka “shpatullat e gjera” për të qëndruar në krye të kësaj renditjeje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd