Transmetuar më 04-05-2024, 08:23

Trendi i largimit të të rinjve e ka renditur shqipërinë të 2 në botë për nivelet më të larta të emigracionit. Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se nga viti 2013 në 2023 në vendet e Bashkimit Europian kërkuan azil mbi 64.215 shtetas shqiptarë nën 18 vjeç. Në vlerë absolute kjo shifër ishte e pesta në botë, por, në raport me popullsinë, Shqipëria kishte normën e dytë më të lartë të azilkërkuesve të kësaj grupmoshe në BE, me 241 të rinj për 10 mijë banorë.

Shqipëria lë pas vetëm Sirinë, që ka 266 kërkesa për azil për 10 mijë banorë. Ndërkohë që vendi ynë ka një diferencë me vendet që e pasojnë në renditje. Ndonëse me një popullsi të vogël ndër vendet e origjinës së emigrantëve Shqipëria kryeson renditjen globale të azilkërkuesve të rinj në Europë edhe në numër personash.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se përgjatë 10-vjeçarit të fundit 64,215 mijë të rinj nën 18 vjeç nga Shqipëria kërkuan azil në një nga vendet e BE-së, duke e renditur vendin tonë të katërtin në botë pas Sirisë, Afganistanit, Irakut dhe Turqisë, vende që kanë një popullsi shumë më të madhe se Shqipëria.

Flukset më të larta të emigrimit të 18 vjeçarëve shqiptare kulmuan në vitin 2015 kur rreth 22 mijë të rinj nën 18 vjeç që kërkuan azil në një vend të BE-se, shumica e të cilëve ishin pjesë përbërëse e familjeve që braktisën vendin në atë kohë.

Flukset ishin të larta dhe mbeten të tilla, por t’i krahasojmë me të rinjtë që kanë mbetur në vend. Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal më 2023 tregoi se, 31 për qind e shqiptarëve planifikojnë të largohen nga vendi.

Por më rëndësishmja është se, 18 % e tyre tashmë kanë plane dhe kanë gjetur mënyrat për të ikur. Rezultatet tregojnë se emigracioni në Shqipëri është më agresiv se në të vendet e tjera pasi, në një përqindje më të madhe shqiptarët nuk dëshirojnë të emigrojnë përkohësisht, por përgjithmonë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd