Transmetuar më 03-05-2024, 16:58

Një aeroplan i vogël me një motor ka bërë një ulje anormale emergjente në një plazh të Long Island, SHBA, duke u kthyer më pas përmbys në rërë.

Pamjet janë regjistruar nga një kalimtar rasti e më pas kanë bërë xhiron e rrjetit.

Avioni Cessna 152 u detyrua të ulej në Cedar Beach rreth orës 19:30 të së mërkurës, 1 maj, pasi piloti raportoi se kishte probleme motori.

Në pamjet video, avioni mund të shihet duke u ulur në rërë, përpara se të rrokullisej.

Sipas raporteve lokale, piloti 60-vjeçar dhe pasagjeri i tij 59-vjeçar shpëtuan për mrekulli.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd