Transmetuar më 03-05-2024, 11:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lezhë, teksa një grua është gjetur e pajetë në banesën e saj.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë konviktit, ku gruaja banonte e vetme. Pikërisht në shtëpinë e saj, ajo u gjet e vdekur. Alarmi u dha nga fqinjët, të cilët lajmëruan shërbimin zjarrfikës dhe policinë, pasi nuk kishin kontakt me të. Kur dera e banesës u hap me forca, gruaja u gjet e pajetë.

Ende nuk dihet shkaqet e vdekjes, ndërsa trupi i pajetë po dërgohet në murgun e spitalit rajonal te Lezhës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd