Transmetuar më 03-05-2024, 08:46

Tiranë, 3 Maj 2024 /noa.al- Një burrë mbeti i plagosur sot herët në mëngjes në një aksident që ndodhi në rrugën që lidh Durrësin me Tiranën, raporton noa.al.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:33, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin ku devijon rruga për shkak të punimeve.

Policia tha se autobusi me drejtues shtetasin P. G., 51 vjeç, është përplasur me bordurën anësore të betonit.

Si pasojë është dëmtuar një pasagjer, shtetasi B. D., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd