

TIRANË – Protestuesit kanë vijuar edhe mbrëmjen e kësaj të marte marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit të Zvërnecit.
Me pankarta në duar dhe flamuj kombëtarë, qytetarët kanë përshkuar disa prej akseve kryesore të Tiranës, ndërsa kanë artikuluar thirrje si: “Shqipëri e Re”, “Edi Rama dorëhiqu”, “Gënjeshtrave iu erdhi fundi” dhe “Opozita jemi ne”.
Sipas organizatorëve, protesta ka hyrë në ditën e saj të dhjetë, ndërsa ata pretendojnë se pjesëmarrja ka ardhur në rritje nga dita në ditë. Në tubim janë bashkuar qytetarë të grupmoshave të ndryshme, përfshirë të rinj, studentë, artistë, aktivistë, familjarë me fëmijë dhe pensionistë.
Protestuesit kanë ritheksuar se kërkesat e tyre kryesore mbeten anulimi i projektit të Zvërnecit, mbrojtja e zonave të mbrojtura dhe largimi i qeverisë aktuale. Marshimi është zhvilluar pa incidente, ndërsa pjesëmarrësit kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






