

Një shtetas turk 24-vjeçar rezulton i zhdukur në Tiranë, ndërsa familjarët dhe miqtë kanë humbur çdo kontakt me të prej disa ditësh.
Sipas një denoncimi të bërë nga një mikeshë e tij, i riu, i identifikuar si Doğukan, është larguar nga banesa ku jetonin së bashku në rrugën “Demir Zyko” dhe nuk është kthyer më.
Ajo shprehet se fillimisht ka menduar se 24-vjeçari mund të ishte larguar për arsye personale, por shqetësimi është rritur pasi kanë kaluar dy ditë pa asnjë kontakt dhe telefoni i tij rezulton i fikur.
Sipas saj, i riu ka lënë në banesë pasaportën dhe ka marrë me vete vetëm një shumë të vogël parash. Ajo shton se në ditët e fundit ai ka shfaqur shenja ankthi.
Denoncuesja bën me dije se është paraqitur në komisariat për të raportuar rastin, por është hasur me vështirësi për shkak të mungesës së një përkthyesi të certifikuar, pasi as ajo dhe as i riu nuk janë shtetas shqiptarë.
Autoritetet janë njoftuar për rastin, ndërsa kërkimet për gjetjen e 24-vjeçarit vijojnë.
Kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e tij i kërkohet të kontaktojë menjëherë Policinë e Shtetit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






