Transmetuar më 09-06-2026, 21:35

Pas qëndrimit për rreth dy orë përpara Kryeministrisë, ku mbajtën fjalime dhe artikuluan kërkesat e tyre, protestuesit në Tiranë kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Gjatë lëvizjes së tyre, qytetarët kanë ndezur dritat e telefonave, duke e shoqëruar marshimin me një atmosferë simbolike proteste.

Kjo e martë shënon ditën e dhjetë të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve për çështjen e zonave të mbrojtura, e cila vijon prej më shumë se një jave në Tiranë dhe është shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit