Transmetuar më 09-06-2026, 20:32

Në Tiranë është zhvilluar protesta e 10-të radhazi kundër projektit në Zvërnec, e cila tashmë është shtrirë edhe në kërkesa më të gjera politike dhe sociale.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë shprehur kritika edhe ndaj opozitës, të cilën e kanë cilësuar si të paqëndrueshme apo “të shitur”.

Tubime paqësore janë mbajtur paralelisht edhe në qytete të tjera të vendit, duke reflektuar shtrirjen e pakënaqësive të artikuluara në protestat e ditëve të fundit.

Protestat e të rinjve kanë tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare, ndërsa agjencia Reuters ka transmetuar pamje live nga kryeqyteti për disa ditë radhazi.

Këto tubime janë cilësuar nga pjesëmarrësit si “Revolucioni i Flamingove”, një simbol i zgjedhur fillimisht në lidhje me ekosistemin e Lagunës së Nartës, por që më pas është shndërruar në emblemë të protestës dhe pakënaqësive ndaj çështjeve sociale, ekonomike dhe politike në vend.

Në vijim, janë paraqitur disa nga pankartat më karakteristike të protestës së ditës së sotme.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit