

TIRANË- Një i ri, i cili kishte ardhur nga Gjermania posaçërisht për të mbështetur protestën, iu drejtua kreut të qeverisë me një mesazh të qartë.
Ai theksoi se Shqipëria nuk është pronë private dhe se shqiptarët nuk e dëshirojnë më atë në pushtet. Gjithashtu, i riu vuri në dukje se kjo protestë nuk zhvillohet vetëm për çështjen e Zvërnecit, por kundër korrupsionit dhe skandaleve të vazhdueshme qeveritare.
“Shqipëria nuk është pronë private, por është atdheu i të gjithë shqiptarëve. Unë e kam lënë vendin kur isha i vogël dhe jam kthyer këtu sepse vendi ynë ka nevojë për ne, për ne dhe të gjithë sa jemi këtu e të gjithë shqiptarët e diasporës. I bëjmë thirrje Diasporës të vijë këtu bashkë me ne. Protesta nisi për Zvërnecin por ajo është kundër varfërisë, korrupsionit dhe qeverisë që është bërë palë me krimin, ndaj jemi mbledhur këtu.
I bëj thirrje të gjithë intelektualëve të Shqipërisë, dilni kundër kësaj qeverie. Shqipërisë s’i mungojnë intelektualët, mjafton t’u jepet zë, të mblidhemi këtu. Poshtë qeveria. Kërkesat tona janë të thjeshta, shfuqizoni ligjet e investimeve strategjike, qeveri teknike, paketën e maleve, portet turistike dhe më e rëndësishmja, ky këtu të dorëhiqet. I bëjmë thirrje Ramës se Shqipëria nuk ka nevojë për ty dhe shqiptarë nuk të duan”, përfundoi ai.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






