

Gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, pjesëmarrësit i kanë bërë thirrje emigrantëve shqiptarë dhe qytetarëve nga trevat shqiptare që të bashkohen me tubimin.
Një prej protestuesve u shpreh se lëvizja ka nevojë për mbështetjen e të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, duke kërkuar pjesëmarrje të gjerë në protestat e radhës.
“Ftojmë të gjithë emigrantët, të gjithë shqiptarët e trevave që nesër të jenë në Tiranë. Bashkohuni me ne. Kjo lëvizje ka nevojë për të gjithë ne, bashkë”, u shpreh ai.
Protesta në kryeqytet është shoqëruar me thirrje të ndryshme politike dhe kërkesa për ndryshime në qeverisje, përfshirë dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






