

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së martës në aksin Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Lumalas, ku një automjet është përmbysur në rrugë.
Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në aksident.
Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






