

Dy turistë gjermanë, të cilët u raportuan të zhdukur për rreth 48 orë në zonën e thellë malore të Polis-it, në territorin e Bashkisë Librazhd, janë gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit dhe banorët e zonës.
Sipas informacioneve, turistët kishin humbur kontaktet gjatë një udhëtimi në terrenin malor, ndërsa fillimisht ishte raportuar edhe mungesa e kontaktit me guidën që i shoqëronte.
Pas njoftimit për zhdukjen e tyre, strukturat e emergjencave civile në bashkëpunim me banorët lokalë ndërmorën menjëherë operacionin e kërkimit në një zonë të vështirë dhe me sinjal të kufizuar telefonik.
Pas disa orësh kërkimesh intensive, turistët u lokalizuan dhe u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po asistohen për kthimin e tyre të sigurt nga zona malore.
Autoritetet falënderuan ekipet e kërkim-shpëtimit dhe banorët e zonës për ndërhyrjen e shpejtë dhe ndihmën e dhënë në operacion.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






