Transmetuar më 09-06-2026, 17:32

TIRANË- Kryeminstri Edi Rama, foli sërisht për projektin e Zvërnecit, për të cilin tha se synimi është që të vritet një projekti i cili sapo ka lindur. Gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët e BE-së, Rama u shpreh se nuk do ta lejoj këtë gjë.

Ai theksoi se nëse projekti nuk përmbush të gjitha ambiciet, atëherë do t’u thotë investitorëve që ta ndryshojnë.

Edi Rama: Ne u kemi vënë shumë piketa për atë se çfarë presim, do të kryhet studimi për mjedisin, më pas do të presim projektin. Synimi është që të vrasin një projekt që sapo ka lindur dhe unë këtë nuk do ta lejoj. Nëse projekti nuk përmbush të gjitha ambiciet tona, atëherë do t’u themi që ta përmirësojnë. Shkoni dhe shikojeni me sytë tuaj se sa probleme të mëdha ka në atë pyll sa i takon mirëmbajtjes dhe pastrimit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit