Transmetuar më 09-06-2026, 16:10

Një debat i tensionuar u zhvillua mes kryeministrit Edi Rama dhe një gazetareje rumune të PRO TV gjatë konferencës me gazetarët europianë, raporton noa.al.

Shkak u bë një pyetje lidhur me projektet e zhvillimit në ishullin e Sazanit dhe në bregdet, ku gazetarja këmbënguli se një prej projekteve ishte anuluar, ndërsa Rama mohoi kategorikisht një gjë të tillë.

Përplasja verbale u ashpërsua, me kryeministrin që akuzoi gazetaren se kishte ardhur e ndikuar nga informacione të pavërteta, ndërsa kjo e fundit këmbënguli se dispononte regjistrimin e deklaratave të tij.

Ja si Edi Rama debatoi me një gazetare rumune të PRO TV gjatë konferencës me gazetarët europianë:

Gazetarja: Kemi dy projekte, atë të ishullit të Sazanit dhe një në bregdet.

Rama: Nuk kemi dy projekte, kemi dy zona zhvillimi. Fjalët sot janë të rëndësishme, kemi dy vendndodhje.

Gazetarja: Në bregdet, projekti është anuluar apo pezulluar?

Rama: Si dreqin flas e flas dhe…

Gazetarja: Po, por ju thatë në fillim, e kemi edhe regjistrimin, që është anuluar.

Rama: Ju keni regjistrimin, unë kam Alzheimer? Po, jo?

Gazetarja: E thatë në fillim që është anuluar.

Rama: Nuk thashë asnjëherë që është anuluar ndonjë gjë, sepse nuk ka pasur kurrë një projekt për t’u anuluar. Nuk është në rregull. Vini këtu me kokën e mbushur me gënjeshtra që ju kanë bllokuar trurin.

Gazetarja: Trurin e kam shumë në rregull.

Rama: Trurin e keni në rregull, por problemi është sa i hapur është ai për faktet. Nuk është në rregull dhe nuk e pranoj. Më thoni diçka që unë nuk e kam thënë kurrë, sepse keni ardhur të bindur se ka ekzistuar një projekt që është anuluar.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit