

Gjykata e Posaçme shpalli vendimin për Kristi Bixhekun dhe Artan Tafanin, dy të pandehur që u gjykuan me procedurë të shkurtuar për kryerjen e veprave penale “shkatërrim i pronës me eksploziv” , “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”, “grup i strukturuar kriminal”.
Togat e zeza dënuan me 3 vite e 6 muaj burg Kristi Bixhekun, dënim i cili zbret në 2 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.
Për të Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar 8 vite burg, 6 me gjykim të shkurtuar , por Bixheku u gjet i pafajshëm për disa episode.
Me 7 vite burg u dënua Artan Tafani. Ky i fundit përfiton zbritje të 1/3 së dënimit, duke u dënuar me 4 vite e 8 muaj. Në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë gjykata e Posaçme e dënoi përfundimisht me 2 vite e 4 muaj.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






