

Një tjetër goditje ka marrë besueshmëria e administrimit të Maturës Shtetërore, teksa teza e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ka përfunduar në rrjetet sociale vetëm pak çaste pas nisjes zyrtare të procesit. Pavarësisht premtimeve për masa të rrepta sigurie dhe kontrolle të imtësishme, skenari i përvitshëm i rrjedhjes së testit është përsëritur, duke dëshmuar sërish dështimin e strukturave përgjegjëse për të ruajtur sekretin e tezes.
Këtë herë në hapësirën virtuale ka qarkulluar i plotë Varianti B i provimit, pikërisht në kohën kur mbi 26 mijë maturantë ndodheshin të izoluar nëpër klasa. Sipas rregullores, nxënësit janë të detyruar të qëndrojnë në mjediset e testimit nga ora 10:00 deri në orën 12:30 pa pasur asnjë kontakt me jashtë, çka ngre pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se si aparatet celulare arrijnë të depërtojnë sërish brenda qendrave të provimit.
Ky incident ka nxitur reagime të ashpra kritike ndaj Ministrisë së Arsimit, ndërkohë që pritet reagimi i zakonshëm i autoriteteve me argumentin se dalja e tezës në rrjet pasi provimi ka filluar nuk e cenon procesin apo meritokracinë e vlerësimit.





Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






