Transmetuar më 09-06-2026, 10:34

Aksidenti që ndodhi sot në Vlorë i mori jetën një të riu dhe la të plagosur tre shtetas të huaj.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 07:00, në aksin rrugor “Vlorë-Orikum”, në Radhimë, raporton noa.al.

Nga hetimet në vendngjarje u konstatua se automjeti me drejtues shtetasin V. R., 32 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Flamur Kabello, rreth 35 vjeç dhe me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 31 vjeç.

Pas përplasjes, të gjitha automjetet janë përfshirë nga flakët.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, 35 vjeç.

Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë (shtetas të huaj) në automjetin me drejtues shtetasin A. M., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Dy drejtuesit e automjeteve, shtetasit V. R. dhe A. M., janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit