

Në aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në bypass-in e Vlorës, nga përplasja fatale mes tre makinave shpërtheu një zjarr që pasoi vdekjen e një të riu dhe plagosjen e tre të tjerëve.
Noa.al raporton se viktima është F.K., 35 vjeç.
Gjithçka ndodhi pranë Kaninës në Vlorë, kur tre automjete, mes tyre një furgon, janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, një furgon dhe një veturë janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar plotësisht.
Ndërkohë, në një automjet tjetër, të tipit BMW, një person ka mbetur i bllokuar brenda. Bëhet fjalë për F.K, 35 vjeç, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje.
Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe deformimit të mjetit nga përplasja, trupi i viktimës ndodhet ende brenda automjetit.
Ekipet e zjarrfikësve po punojnë për prerjen e llamarinave dhe nxjerrjen e trupit.
Raportohet se aktualisht në spital janë dërguar tre persona të plagosur në shkallë të ndryshme.
Media e Vlorës Blu Tv doli me këto pamje pak pas ngjarjes:
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






