Transmetuar më 09-06-2026, 07:57

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bypass-in e Kaninës në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur dhunshëm me njëra-tjetrën.

Si pasojë e impaktit të fortë, një prej makinave është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar vdekjen e parakohshme të një djali 35 vjeç që ndodhej brenda mjetit, i cili nuk ka mundur të dalë në kohë. Viktima është F.K., 35 vjeç.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe po punojnë për menaxhimin e qarkullimit rrugor.

Autoritetet kanë nisur hetime për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e sakta të këtij aksidenti të rëndë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit