

Pesë persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi ajror izraelit në qytetin jugor libanez të Tirit. Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se goditja ka ndodhur në afërsi të një qendre të Kryqit të Kuq, duke sjellë pasoja të rënda edhe për personelin humanitar.
Sipas deklaratës zyrtare të ministrisë, mes të plagosurve janë konfirmuar edhe katër punonjës të shërbimeve të emergjencës së Kryqit të Kuq, të cilët ndodheshin në krye të detyrës në momentin e shpërthimit. Ky incident vjen pas paralajmërimeve të fundit nga Tel Avivi zyrtar, ku u bë e qartë se operacionet ushtarake kundër grupit Hezbollah do të vijojnë me intensitet të lartë, pavarësisht deklaratave kërcënuese të Iranit për hakmarrje në rajon.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






