

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar gjatë natës në zonën e fshatrave të Lumit të Vlorës, ku forca të shumta rendi kanë kryer kontrolle dhe ndërhyrje në disa pika të ndryshme. Burime paraprake bëjnë me dije se nga ky aksion janë shoqëruar dhe arrestuar disa persona, mes të cilëve raportohet edhe një individ i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjatë ndërhyrjes në terren, strukturat e policisë kanë sekuestruar katër armë zjarri, si dhe një mjet të blinduar. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publike identitetet e personave të ndaluar apo detaje specifike mbi veprat penale për të cilat ata dyshohen.
Operacioni është udhëhequr drejtpërdrejt nga drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Edvin Ndreu, me mbështetjen e forcave të shumta policore në terren. Policia e Shtetit pritet të dalë në orët në vijim me një komunikim zyrtar për të zbardhur plotësisht rezultatet e këtij aksioni, ndërsa hetimet për dokumentimin e plotë të rastit vijojnë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






