Transmetuar më 08-06-2026, 17:44

Gramsh – Reshjet e shiut të regjistruara pasditen e kësaj të hëne kanë shkaktuar sërish probleme në aksin rrugor Moglicë–Gramsh, duke sjellë bllokim të pjesshëm të qarkullimit.

Sipas informacioneve nga terreni, si pasojë e motit të keq, masa të konsiderueshme dheu dhe gurësh janë shkëputur nga shpatet anësore të malit dhe kanë përfunduar në rrugë, duke penguar lëvizjen normale të automjeteve.

Aktualisht, qarkullimi po kryhet vetëm në njërin krah të rrugës, ndërsa ndërhyrja për pastrimin e plotë të aksit mbetet e vështirë për shkak të rënies së vazhdueshme të materialeve inerte nga shpatet.

Autoritetet lokale dhe grupet e emergjencës ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa vijojnë përpjekjet për normalizimin e qarkullimit.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment rrugor dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve përkatëse.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit