Transmetuar më 08-06-2026, 16:40

Polici Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar më 4 qershor në Lozhan të Maliqit, ka dalë nga rreziku për jetën dhe është transferuar në pavijon për të vijuar trajtimin mjekësor.

Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar, ndërsa mjekët vijojnë monitorimin e tij në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

Po ashtu, edhe Violand Braçellari, i dyshuari për ngjarjen, ka lënë repartin e terapisë intensive dhe është transferuar në pavijon, pasi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se të dy ndodhen në ambiente të veçuara të spitalit dhe ruhen nën masa të rrepta sigurie nga forcat e policisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë operacionit për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari në zonën e Lozhanit, ku humbi jetën efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, ndërsa mbeti i plagosur edhe efektivi Edison Adri.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë nga autoritetet kompetente.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit