

Ka nisur protesta kombëtare e thirrur nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë.
Mbështetës të opozitës janë mbledhur në shesh, ndërsa në podium pritet të dalë për të mbajtur fjalën kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në bulevard janë shfaqur banderola me mesazhe politike kundër qeverisë. Një prej tyre mban mbishkrimin pikant: “Edi, edhe nëse bota hesht, Atdheu nuk ta fal”.
Organizatorët kanë deklaruar më herët se protesta synon të shprehë kundërshtimin ndaj qeverisë dhe largimin e Kryeministrit Edi Rama.
Në perimetrin e Kryeministrisë vihet re prani e shtuar e forcave të policisë, të cilat kanë marrë masa për mbarëvajtjen dhe sigurinë e tubimit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






