Transmetuar më 07-12-2025, 13:12

TIRANË- Policia ka arrestuar një 20-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi shantazhonte njerëz të ndryshëm në rrjetet sociale, me anë të fotove të tyre personale. Gjatë një periudhe rreth dyjavore ai ka krijuar profile false në një rrjet social, përmes të cilave komunikonte me persona të ndryshëm dhe siguronte prej tyre foto personale.

Më pas, duke përdorur metoda mashtrimi dhe presioni psikologjik, ai u kërkonte viktimave shuma që varionin nga 500 deri në 1000 euro, në mënyrë që fotot të mos publikoheshin. Policia ka dokumentuar dy raste mashtrimi, ku në njërën prej tyre i riu ka marrë në mënyrë të përsëritur 750 euro nga një 36-vjeçar.

Njoftimi i policisë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Online Threat”, një aksion i përbashkët mes Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Forcës së Posaçme Operacionale, me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme në hapësirën kibernetike. Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi E. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave të mashtrimit dhe shantazhit përmes rrjeteve sociale.

Sipas hetimeve, i riu dyshohet se gjatë një periudhe rreth dyjavore ka krijuar profile false në një rrjet social, përmes të cilave komunikonte me shtetas të ndryshëm dhe siguronte prej tyre foto personale. Më pas, duke përdorur metoda mashtrimi dhe presioni psikologjik, ai u kërkonte viktimave shuma që varionin nga 500 deri në 1000 euro, në mënyrë që fotot të mos publikoheshin.

Policia ka dokumentuar dy raste mashtrimi, përfshirë një episod të datave 05.12.2025 dhe 06.12.2025, gjatë të cilave i arrestuari ka përfituar në mënyrë të përsëritur 750 euro nga një 36-vjeçar. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e mëtejshëm të hetimeve dhe veprimeve ligjore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit