

BERAT, 7 dhjetor 2025
Një 37-vjeçar me iniciale F. T. (Xh), banues në Berat, është dërguar në spital rreth orës 00:55 të së dielës pasi u plagos me armë zjarri në hyrje të qytetit. Sipas burimeve zyrtare, i riu ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën të ditur se rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Menjëherë pas incidentit, u ngrit grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Autoritetet po punojnë për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e motivit, ndërsa pritet që dëshmitë dhe kamerat e sigurisë në zonë të ndihmojnë në qartësimin e dinamikës së ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






