Transmetuar më 15-11-2025, 14:34

Një tjetër magazinë ku kultivohej lëndë narkotike është zbuluar në Shkodër në kuadër të operacionit të koduar “Neonët 3”. Në pranga janë vënë tre persona, 27, 24 dhe 58-vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur një 33-vjeçar. Po ashtu janë ndaluar edhe dy punonjës të OSHEE-së, dhe janë vënë nën hetim pesë të tjerë.

Në ambientin që ishte përshtatur për kultivimin e drogës, policia gjeti 119 bimë kanabisi, 2 kg e 170 gramë të kësaj lënde të tharë, 284 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe 7 celularë.

Po ashtu, në banesën e 33 vjeçarit në kërkim u gjet edhe një pistoletë, municion luftarak, disa dokumente italiane dhe një palë targa angleze të cilat dyshohen si të falsifikuara, 3 byzylykë, 1 unazë dhe 1 orë dore Rolex, 1 DVR, 1 fenelinë si ato të policisë, 1 këllëf arme dhe rripa për mbajtjen e armës, si dhe një shumë monetare në paund anglez.

Ndaj punonjësve të OSHEE-së rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Shkodër / Zbulohet një tjetër ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 3”. Shkon në 6 numeri i ambienteve të zbuluara dhe të goditura në kuarër të operacionit Neonët.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një 33-vjeçar.

Ndalohen gjithashtu 2 punonjës të OSHEE-së dhe procedohen penalisht edhe 5 punonjës të tjerë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” të kryer në bashkëpunim.

Sekuestrohen 119 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 2 kg e 170 gramë të kësaj lënde të tharë, 284 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 7 celularë, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, disa dokumente italiane dhe një palë targa angleze, të cilat dyshohen si të falsifikuara, 3 byzylykë, 1 unazë dhe 1 orë dore Rolex, 1 DVR, 1 fenelinë si ato të policisë, 1 këllëf arme dhe rripa për mbajtjen e armës, si dhe një shumë vlerash monetare në paund.

Në vijim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e specializuara ne DVP Shkoder, ne bashkepunim me Komisariatin e Policise Shkoder, te mbeshtetura nga Forca Operacionale dhe “Shqiponja”, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.

Në këtë kuadër u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 3”.

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit P. N., 27 vjeç, banues në fshatin Torovicë; S. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Mjedë; dhe A. B., 58 vjeç, banues në Shkodër.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. P., 33 vjeç, banues në Shkodër.

Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit G. A., 63 vjeç, dhe B. C., 33 vjeç, të dy banues në Shkodër, dhe nisi procedimi penal për shtetasit G. Z., 36 vjeç; I. Rr., 34 vjeç; D. T., 54 vjeç; D. P., 32 vjeç; D. S., 39 vjeç; të gjithë banues në Shkodër dhe të gjithë punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Nga kontrollet në një ambient (magazinë) në lagjen “Mark Lula”, të përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 119 bimë të dyshuara kanabis, 2 kg e 170 gramë të kësaj lënde të tharë, 284 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe 7 celularë.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit K. P., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, disa dokumente italiane dhe një palë targa angleze të cilat dyshohen si të falsifikuara, 3 byzylykë, 1 unazë dhe 1 orë dore Rolex , 1 DVR, 1 fenelinë si ato të policisë, 1 këllëf arme dhe rripa për mbajtjen e armës, si dhe një shumë monetare në paund anglez.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit K. P. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit