

Vlorë, 15 Nëntor 2025
Një ngjarje e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Sipas policisë, dy të rinj, D. S., 22 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, dyshohet se goditën me mjet prerës shtetasin V. K., 39 vjeç.
I plagosuri u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






