

Lexoni parashikimin ditor për të zbuluar çfarë sjellin yjet në fushën e dashurisë, punës, mirëqenies dhe fatit, për çdo shenjë të zodiakut.
Dashi
Dashit i shtohet stresi, edhe pse nuk është një gjë e re: kjo shenjë nuk tërhiqet nga sfidat, përkundrazi, i preferon ato. Sot disa situata mund të jenë më të rënduara se zakonisht dhe kërkohet kujdes në marrëdhëniet me të tjerët, në mënyrë që të shmangen keqkuptime. Nëse diçka në punë nuk shkon siç duhet, mos hezito të japësh një propozim të qartë dhe të drejtë. Mendim për sot: Energjinë tënde të fortë duhet ta përdorësh me maturi. Kujdes të mos ngarkohesh me beteja që nuk vlejnë. Bëj një ndalesë të shkurtër dhe shiko nëse këmbëngulja jote po shkon në drejtimin e duhur. Sot është e rëndësishme të dëgjosh më shumë dhe të reagosh më pak me nxitim.
Demi
Dita sjell rezultate pozitive, sepse Hëna të favorizon. Ky është moment i mirë për të kërkuar diçka në punë ose për të zgjidhur çështje ligjore të prapambetura. Në dashuri, megjithatë, Venusi në pozicion sfidues të fton të rishikosh marrëdhënie që po zvarriten ose po ftohen. Nuk do të thotë se ka ndarje; shpesh mjafton një sqarim i ndershëm. Mendim për sot: Përballja e sinqertë është thelbësore. Shiko me qetësi çfarë të mungon në raportet e rëndësishme dhe çfarë duhet përmirësuar. Disa mënyra të vjetra komunikimi nuk funksionojnë më – krijo forma të reja të shprehjes së ndjenjave.
Binjakët
Mërkuri dhe Marsi kundër, sjellin tension në punë dhe situta të sforcuara. Edhe Hëna sot nuk të ndihmon, ndaj mund të ndihesh i provokuar ose i shtyrë drejt një vendimi që nuk do ta marrësh dot me qetësi. Më mirë mos shtysh gjërat me forcë; prit deri të shtunën, kur situata përmirësohet. Kujdes lodhjes fizike në mbrëmje. Mendim për sot: Reagimi i menjëhershëm nuk është zgjidhja. Një pauzë e vogël mund të shmangë probleme më të mëdha. Mos lejo që nervozizmi të ndikojë në marrëdhënie – do pendohesh. Bëj një hap pas, merr frymë dhe prit momentin e duhur.
Gaforrja
Për Gaforren dita është pozitive: Hëna të mbështet në punë dhe në dashuri. Kush ka marrë vendime të rëndësishme mund të vazhdojë me sukses. Është momenti i duhur për të kapërcyer pasiguritë dhe për të vepruar. Edhe për ata që janë vetëm, ka mundësi njohjesh të vlefshme. Mendim për sot: Yjet të japin mundësi rritjeje, por ti duhet të lësh pas hezitimin. Bëhu më i sigurt dhe më i hapur. Besimi në veten tënde sjell rezultate konkrete në pak ditë.
Luani
Disa ditë mbeten më të vështira për Luanin. Edhe pse ke arritur shumë, mund të ndihesh pa energji, sidomos në mbrëmje. Të shqetëson mungesa e mbështetjes nga të tjerët dhe sot mund ta ndjesh sidomos në marrëdhëniet me Akrepin dhe Ujorin. Mendim për sot: Mos u zhgënje nga mungesa e reagimit të të tjerëve. Rri i përqendruar te ajo që ke ndërtuar. Njerëzit që të vlerësojnë do të qëndrojnë – pjesën tjetër lëre të kalojë.
Virgjëresha
Dita është e lodhshme. Ti që do organizim po detyrohesh të improvizosh, dhe kjo të jep pasiguri. Kjo periudhë, megjithatë, të stërvit me fleksibilitet, sepse në punë po vijnë ndryshime që ke nisur t’i vendosësh vetë. Në dashuri kërkon qartësi. Mendim për sot: Mëso të pranosh se jo çdo gjë mund të jetë nën kontroll. Kjo fazë të ndihmon të pranosh të papriturat si mundësi. Ruaj qetësinë dhe komunikimin e ndershëm – Venusi të favorizon.
Peshorja
Dita sjell emocione të sinqerta, por edhe testime të brendshme. Peshorja kërkon ekuilibër, por shpesh e sfidon vetveten edhe kur nuk është e nevojshme. Sot kujdes mos e prish atë që funksionon, sidomos në raport me Gaforren ose Bricjapin. Mendim për sot: Para se të ndryshosh diçka, pyet veten nëse problemi është te marrëdhënia apo te nevoja jote e brendshme për ndryshim. Sot mos e trazoni ujërat pa arsye.
Akrepi
Je në qendër të vëmendjes: dita sjell mundësi të rëndësishme, ide të mira dhe përmirësime në ndjenjë. Por rreziku është të teprosh me dëshirën për të dominuar, duke krijuar tensione të panevojshme. Mendim për sot: Fitorja nuk ka vlerë nëse vjen përmes konfliktit. Nxirr në pah aftësinë për bashkëpunim, jo forcën. Sot qëndrimi i matur sjell rezultat më të mirë se konkurrenca.
Shigjetari
Shigjetari kërkon siguri, por ato po vonohen. Hëna kundër sot dhe nesër sjell një pengesë të vogël, por asgjë krahasuar me vështirësitë e gjysmës së parë të vitit. Fundjava, sidomos e shtuna dhe e diel, do të sjellë qartësi në dashuri. Mendim për sot: Mbaje hapur durimin. Çfarë ke kaluar më parë tani po të shërben si përvojë. Vendimet e rëndësishme lëri për fundjavën.
Bricjapi
Je në fokus dhe po të shikohet me kujdes si vepron. Dëshiron më shumë mbështetje, por në fakt yjet të ndihmojnë. Sot mund të marrësh lajme të mira ose të bësh zgjedhje të rëndësishme. Mendim për sot: Nuk ke pse i mbart të gjitha vetë. Lider i mirë është ai që ndan përgjegjësitë dhe ndërton ekip. Vlerëso njerëzit që ke pranë dhe krijo bashkëpunime afatgjata.
Ujori
Dita sot është më e qetë se dje dhe fundjava duket premtuese. Në dashuri mund të kesh mundësi për sqarime. Në financa ka ende pasiguri pas një tetori të rënduar, ndaj kushtoji vëmendje shpenzimeve. Mendim për sot: Mos u shkëput nga njerëzit që ke pranë. Edhe nëse dashuria nuk është në formën më të mirë, komunikimi i hapur do të të ndihmojë. Çështjet ekonomike zgjidhi me vendosmëri.
Peshqit
Qielli është i favorshëm dhe hap rrugë të reja. 2026 do të jetë vit shumë i rëndësishëm për këtë shenjë, me mundësi të mëdha nga janari deri në qershor. Dita e sotme të fton të mos kthehesh pas dhe të mos ushqesh pesimizëm. Dashuria dhe krijimtaria janë të favorizuara. Mendim për sot: Beso më shumë në atë që ndien. Hapësirat e reja mund të bëhen realitet vetëm nëse je i hapur dhe i gatshëm të veprosh. Fundjava sjell mundësi të forta, si në jetën personale ashtu edhe në projekte të reja. /noa.al
Shënim i noa.al: Horoskopi nuk synon të zëvendësojë në asnjë mënyrë informacionin shkencor të dhënë nga mjekë dhe specialistë të fushave përkatëse. Nëse keni nevojë për këshilla të caktuara, ju rekomandojmë të kontaktoni një profesionist. Astrologjia merret me lëvizjet e yjeve dhe planetëve, megjithatë, në asnjë mënyrë noa.al nuk nxit vendime të bazuara mbi horoskopin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






