Transmetuar më 09-11-2025, 19:46

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi Dritan Kazioni, 58 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur këmbësoren, shtetasen Mukades Kulemani, 82 vjeçe.

Fatkeqësisht, si pasojë e plagëve të marra, e moshuara ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit