

TIRANË– Qytetarët në pesë bashki të vendit votojnë sotn për të zgjedhur kryetarët e bashkive. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaron se procesi i votimit nis në orën 07:00, ndërsa mbyllja e tij është parashikuar ora 18:00.
Kryekomisioneri ka apeluar për të gjithë qytetarët e këtyre bashkive, që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke respektuar rregullat e procesit. 334.539 mijë votues në bashkitë, Berat, Vlorë, Cërrik, Mat dhe Tepelenë pritet të votojnë sot.
Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






