Transmetuar më 06-11-2025, 21:01

TIRANÊ- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar nga jashtë Parlamentit se kërkon falje ndaj ambasadorit të Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, në rast se deklarata e tij më herët është perceptuar si fyerje. Gjatë fjalës së tij, Berisha shtoi se qëllimi i tij nuk ka qenë të ofendojë dhe se komentet e tij lidhen me informacione të mëparshme të ambasadorit. Ai theksoi se fjala e tij ishte një përsëritje e asaj që ambasadori kishte bërë publik më parë.

“Nëse ai e konsideron fyerje, unë do e rikonsideroj qëndrimin tim, i kërkoj të falur por kjo nuk përbën fyerje”, tha Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit