

6 Nëntor 2025
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar jashtë Kuvendit ligjin e ri për barazinë gjinore, duke e cilësuar si një nismë që bie ndesh me vlerat tradicionale të familjes shqiptare.
Berisha kërkoi nga ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë të sqarojë nëse ekziston ndonjë direktivë europiane që përfshin konceptin e “përkatësisë së shumëfishtë gjinore”.
Sipas tij, ky ligj mbështetet mbi “ideologji post-marksiste” dhe mund të ndikojë në përmbysjen e normave të trashëguara të shoqërisë. Ai shtoi se në asnjë akt europian nuk përmendet identiteti gjinor me “spektrin e gjerë” që, sipas tij, ligji parashikon.
Berisha theksoi gjithashtu se ligji prek thelbin e familjes tradicionale dhe vlerat fetare mbi të cilat është ndërtuar shoqëria shqiptare.
“Ambasadorit të BE i them: Le t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e Bashkimit Europian bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore”, u shpreh Berisha.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






