Transmetuar më 06-11-2025, 07:29

Java e katërt e fazës së grupeve në UEFA Champions League ka përfunduar me emocione, gola spektakolarë dhe rezultate që tronditën renditjet. Manchester City vazhdoi marshimin dominues, ndërsa Barcelona doli me vetëm një pikë nga Belgjika falë ndërhyrjes së VAR-it në minutat e fundit.

Manchester City tregoi edhe një herë se nuk ka rivalë aktualisht në Europë, duke shkatërruar Borussian Dortmund 4-1 në përballjen kryesore të mbrëmjes. Kampionët në fuqi dominojnë grupin dhe duken të pandalshëm në garën për trofeun.

Ndërkohë, Barcelona vuajti jashtë pritshmërive në transfertë kundër Club Brugge, në një ndeshje plot kthesa dhe dramatikë. Belgët shënuan që në minutën e 6-të me Tresoldin, por Ferran Torres riktheu baraspeshën pas vetëm dy minutash. Brugge gjeti sërish avantazhin në minutën e 17-të me Forbs, duke vënë nën presion katalanasit.

Pjesa e dytë solli protagonist Lamine Yamal, i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 61-të, por Forbs reagoi menjëherë dhe riktheu epërsinë për vendasit në minutën e 64-t. Barcelona shpëtoi sërish falë Yamal, i cili me një aksion nga krahu detyroi Tzolis të shënonte autogol në minutën e 77-të. Brugge mendoi se kishte realizuar golin e fitores në shtesë, por VAR ndërhyri dhe anuloi golin për një faull ndaj portierit. Barça largohet me një pikë të rëndësishme dhe shkon në kuotën e 7 pikëve.

Në Milano, Interi u përball me më shumë vështirësi nga sa pritej ndaj debutuesve të Kairat Almaty, duke fituar 2-1. Lautaro Martinez zhbllokoi rezultatin në fund të pjesës së parë, por Almaty barazoi në pjesën e dytë me Arad. Goli i fitores për zikaltrit erdhi në fund, duke siguruar tre pikë thelbësore në garën për kualifikim.

Një mbrëmje e mbushur me gola, emocione dhe vendime të rëndësishme nga teknologjia – Champions League vazhdon të dhurojë spektakël ndërsa lufta për kualifikim bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit