Transmetuar më 05-11-2025, 22:45

AZERBAIXHAN – Qarabag vijon të surprizojë në këtë edicion të Ligës së Kampioneve. Skuadra azere barazoi me Chelsea në sfidën e javës së 4-t të kompeticionit me rezultatin 2-2 dhe tani të dyja skuadrat janë me 7 pikë dhe brenda zonës së playoffit.

Chelsea e nisi mjaft mirë ndeshjen teksa në minutën e 17 mori avantazhin në 1-0 me të riun Estevao. Por Qarabag reagoi dhe 12 minuta më vonë skuadra azere barazoi rezultatin në 1-1. Por surprizat në këtë përballje nuk mbaruan këtu, sepse në minutën e 39, Qarabag i dha një goditje tjetër skuadrës së Enzo Marescas duke përmbysur rezultatin në 2-1 me golin e shënuar nga Marko Jankovic nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Në fillimin e pjesës së dytë u shfaq Alejandro Garnacho që në minutën e 53 shënoi për Chelsean golin e barazimit 2-2, një rezultat që mbeti i tillë deri në fundin e sfidës me skuadrat që morën nga 1 pikë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit