Transmetuar më 04-11-2025, 20:43

ZVICER – Kombëtarja e femrave kuqezi njohu këtë të martë rivalet që do të ketë përballë në kualifikueset e Botërorit “Brazil 2027”. Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, Shqipëria është pozicionuar në grupin B1, ku bëjnë pjesë edhe Uellsi, Çekia dhe Mali i Zi.

Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje dhe sipas kalendarit të UEFA-s, takimet kualifikuese do të nisin në muajin shkurt dhe sfidat përmbyllëse do të luhen në qershor.

Pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese, do të nisë faza play-off. Kombëtarja e femrave tona kuqezi mund të kualifikohet në këtë fazë nëse renditet në vendin e I, II ose të III-të të grupit B.

Ja dhe kalendari i ndeshjeve:

Ndeshja 1 & 2: 26 shkurt – 7 mars 2026

Ndeshja 3 & 4: 9-18 prill 2026

Ndeshja 5 & 6: 3-9 qershor 2026

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit