

4 nëntor 2025
Gjykata e të Miturve në Bolonja ka dhënë vendimin për ngjarjen tragjike që tronditi opinionin publik një vit më parë: adoleshenti 16-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e Aurora Tilës, vajzës shqiptare 13-vjeçare, është dënuar me 17 vite burg.
Ngjarja ndodhi më 25 tetor 2024 në Piacenza, kur e mitura humbi jetën pasi u hodh nga ballkoni i banesës. Hetimet e autoriteteve italiane zbuluan se pas ngjarjes qëndronte i dashuri i saj, atëherë 15 vjeç.
Pas shpalljes së vendimit, motra e viktimës, Viktoria Tila, reagoi e prekur në rrjete sociale, duke shprehur zhgënjimin për dënimin që ajo e konsideroi të lehtë në raport me humbjen e motrës.
Familja e vajzës ka kërkuar drejtësi të plotë dhe dënim maksimal për autorin e ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






