

Tiranë, 4 nëntor 2025
Një 29-vjeçar dhe familja e tij kanë rënë pre e kanosjeve dhe shantazhit nga disa persona që pretendonin se ai u kishte borxh një shumë parash.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Pretendimi”, duke vënë në pranga një 26-vjeçar dhe duke proceduar penalisht katër të tjerë. Një tjetër person, 28 vjeç, është shpallur në kërkim.
Sipas njoftimit zyrtar, shtetasit e dyshuar kanë vepruar në bashkëpunim, duke ushtruar presion ndaj të riut për t’i dorëzuar një shumë parash që ata pretendonin se u takonte.
Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një automjet i përdorur nga autorët e dyshuar.
Hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e personit të shpallur në kërkim.
Materialet i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, në kuadër të veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






